Një njeri i shtrirë në tokë në qendër të Tiranës tek zona pranë Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Mësohet se burri kishte humbur kontrollin e biçikletës dhe si pasojë kishte përfunduar në tokë.
Menjëherë në ndihmë të tij kanë shkuar policët e gjendur aty pranë.
Mësohet se ai tashmë është në gjendje të mirë.
