Fotografja e mirënjohur Anjeza Dyrmishi, e cila prej dy vitesh tashmë jeton e punon në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shprehet se nuk e ka pasur kurrë ëndërr të shkoj në Amerikë, por pavarësisht kësaj tashmë ajo jeton së bashku me familjen në SHB.
Për emisionin “Real People”, ajo theksoi se më së shumti i mungon familja e sidomos e ëma.
Gjithashtu ajo nënvizoi se frika më e madhe që ka është se mos prindërit kanë ndonjë problem dhe ajo nuk do të jetë aty kur ata të kenë nevojë.
Flor Gjini: Çfarë mendon se e ka Shqipëria që nuk do e ketë kurrë Amerika?
Anjeza Dyrmishi: Nënën, atë derën e vogël që të pret. Atë derën e vogël që të pret, ngrohtësinë, dashurinë. Ajo është gjëja që ti nuk e blen dot jo me para, por me asgjë tjetër. Është ngrohtësia e familjes, ajo pjesa që t’i do të ulesh aty dhe të kesh atë familjen tënde rreth e qark. Unë kam një motër, por pjesa më e vështirë është se motra në vit para meje ka emigruar në Gjermani. Ishte pjesa që u larguam të dyja dhe mami e babi ngelën pa të dy fëmijët. Ne të dyja nuk e kishim menduar kurrë se do të jetonim jashtë Shqipërisë. Frika më e madhe që kam është se nëse prindërit kanë ndonjë problem sdo të jem aty.