Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Në shërbim të qytetarëve”, Edi Rama zyrtarizon Vangjel Tavon si kandidat për Bashkinë Himarë?

15:58 / June 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama duket se ka nisur fushatën për bashkinë e Himarës, pasi Fredi Beleri nuk do të ulet në zyrën e kryetarit. Nga Dhërmiu ku shpërndau 789 tituj pronësi, Rama sulmoi Vangjel Dulen duke e akuzuar për frymën e përçarjes që po tenton në mes të himariotëve.

Nga ana tjetër mbrojti të besuarin e tij, prefektin aktual dhe i përfolur si kandidat potencial për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavon me argumentin që është në shërbim të qytetarëve dhe jo shereve politike.

”Ç’punë ka Dule në Himarë përveçse si një qytetar i RSH me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe folur absurditete? Ka lidhje me synimet e ca njerëzve shumë të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe nuk i përkasin fare këtij shekulli. Vijnë nga shekuj të tjerë, vijnë nga territoret më të zymta të historisë. Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh. Aq më tepër me gjithë këto broçkulla jo po i marrin pronat, po i zhveshin këtë apo atë.

Çfarë po mohohet këtu? Asgjë, përveçse po punohet me të gjitha mënyrat që të përmirësohet çdo ditë, në doni Vangjel për punë ja ku keni prisni një Vangjel me vetulla të rënda që t’ju sjellë sherrin. Xhagajdurë e maskarenj nuk mbarojnë. Dalin minj nëpër zyrat e shtetit. Patjetër, por kur kapen minj të vësh kujën se po bëhet nami. Shqyqyr që po kapen për këtë punë, kemi bërë gjithë këtë përpjekje. Prandaj kemi ngritur dhe po ngremë më shumë çarqe për të kapur minj”,-tha Rama.

Edi Rama vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.