Në Shqipëri do të vijnë vetëm refugjatë burra. Pakti mes Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve është i diskutueshëm, dhe mund të vijnë 36 mijë persona në vit.
Në këtë marrëveshje përjashtohen gratë, fëmijët dhe pjesa vulnerabël, dhe se në Shqipëri do të vijnë vetëm emigrantë burrë. Po ashtu theksohet se vendimi për azil i takon një komisioni italian. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se Shqipëria do të vërë në dispozicion vetëm tokën, dhe të gjithë përgjegjësitë e tjera i takojnë shtetit italian.
Detajet e kësaj marrëveshjeje ende duhet të përcaktohen. “Gjithçka do të jetë përgjegjësia juaj: infrastruktura, pritja, transferimi në qendër. Ne do të vëmë në dispozicion vetëm tokën”,-thotë kryeministri Edi Rama i cili shton se nuk kërkon shumë sqarime për protokollin “sepse nuk doja që Italia të mendonte se po pengonim”. Ai thotë se Tirana do të monitorojë njerëzit, të cilët “nuk duhet të trajtohen si mbeturina”.