Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në Siri lufta bëhet e ashpër për të marrë enklavën e fundit të ISIS

16:26 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
i 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luftëtarët e fundit të Shtetit Islamik, po i bëjnë rezistencë të ashpër forcave demokratike siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit ndërsa nisën sulmin ndaj enklavës së fundit të kontrolluar nga militantët e dhunshëm islamikë në lindje të Sirisë, pranë kufirit me Irakun.

Një zëdhënës i SDF-së i tha Associated Press se ata që po mbrojnë fortesën e mbetur të ISIS-it në vend, janë xhihadistët më me eksperiencë. Dy vjet më parë, grupi i dhunshëm kontrollonte pjesë të tëra të Sirisë dhe Irakut, por është shtyrë vetëm në një xhep të vogël të provincës siriane, Deir al Zour.

Pas një pauze më shumë se një javore, e cila duhet t’u lejonte 20.000 civilëve largimin nga zona, u vendos nisja e ofensivës finale për të shtypur përfundimisht ISIS-in, ndërsa fushëbeteja është fshati kufitar Baghuz.

Luftimet janë të ashpra, siç thotë zëdhënësi; duke pasur parasysh se çfarë xhihadistët janë mbledhur atje, mund ta imagjinoni vetë egërsinë e betejës, shton ai.

Forcat demokratike siriane janë një aleancë kurdësh, paraushtarakësh arabë e asirianë dhe turkmenësh. Pavarësisht humbjeve të thella që ka pësuar, ISIS, sipas OKB-së, ka ende 14.000 deri në 18.000 militantë në Irak e në Siri, 3000 nga të cilët janë të huaj.

ashper ISIS siria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.