Së fundmi, këngëtarja shqiptare Ronela Hajati ka qenë në Barcelonë ku po merr pjesë me para-festivalin e Eurovision. Ajo nuk ka ngurruar të tregojë se ndihet shumë e kënaqur nga pritja që i është bërë në Spanjë, por nga ana tjetër ka përmendur edhe komentet bullizuese nga publiku shqiptar në lidhje peshën e saj.
Përmes një postimi në “Instastory” Ronela tregoi ndër të tjera se një pjesë e mirë e fansave të saj në Barcelonë e dinë përmendësh tekstin e këngës së saj.
Por kjo nuk ndodh me publikun shqiptar tha ajo, duke shkruar se këtu njerzit e quajnë “lopë dhe balenë.”
“Sot kemi pre-fest eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny, të kujdessëhm. Dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar surportues që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta jam ‘lopë’, ‘balenë’ vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë ‘një njeri që lexon’. Jam kaq e lumtur që ju kam, ju dua shumë”, ka shkruar artistja.

Jo pak herë Ronela është komentuar nga fansat për shtimin e saj në peshë. Madje, në rrjetet sociale qarkullojnë video të shumta ku përdorues të ndryshëm shpesh komentojnë me gjuhë të pakëndshme e ofenduese fizikun e saj.
Për këtë, këngëtarja është kundërpërgjigjur më herët përmes një videoje në TikTok. Ajo fokuson portretin e saj dhe “double chin”, pra pjesën e gushës që formohet kur ke shtuar në peshë dhe krah saj ajo ka shkroi:
“Për këdo që është shumë i shqetësuar për peshën time, ja një pjesë e lëkurës sime”.
