Pas nje sherri që degjendroi në përdorimin e armëve mbetën mbrëmjen e sotme të plagosur në Durrës dy shtetas, babë e bir.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë në spital, Armando Baboçi, 39-vjeç.
I plagosur mbeti edhe djali i tij Erald Gjini, 19-vjeç, por i ati i tij raportohet se kishte ndryshuar gjenialitetin dhe prandaj mbante mbiemër të ndryshëm nga i biri.
Po në lidhje me ngjarjen policia tha se është paraqitur i lënduar në Urgjencën e Spitalit Durrës, shtetasi E.T., për të cilën grupi hetimor po punon për sqarimin nëse ka lidhje me këtë ngjarje.
