Mbrëmjen e djeshme në “D Night” ishte e ftuar Silvana Bushati. Në mbyllje të emisionit, Silvana u ngrit për të takuar moderatoren Dajana Shabani, por kjo e fundit i kërkoi të ulej.
Dajana më pas hipi në një karrige dhe tregoi se Silvana është shumë e gjatë. Duke bërë humor Dajana nisi të ndante me Silvanën ca batuta mbi gjatësinë duke shkaktuar të qeshura.
Dajana: Ishim me Silvana Bushatin. Është 2 metra.
Silvana çohet nga karrigia.
Dajana: Po ulu mi Silvana, rri
Dajana hipën mbi karrige për të arritur Silvanën.
Dajana: Ne që jemi të vogla rrotullohemi kollaj.
Silvana: Edhe ne të gjatat me kokëposhtë mirë jemi.
