Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në Turqi janë të pakënaqur me Sadikun, sulmuesi larg pritshmërisë për golat

08:48 / December 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sadiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pritej të ishte një nga transferimet më të rëndësishme të merkatos së verës, por kalimi i Armando Sadikut nga futbolli spanjoll në atë turk nuk ka shkuar siç shpresonte futbollisti i përfaqësueses shqiptare. Lojtari iu bashkua Erzurumspor me shpresën që të bëhej menjëherë protagonist në Superligën turke.

Por pas pjesës së pare të sezonit, Sadiku thuajse nuk ka lënë gjurmë në Turqi, pasi ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës dhe po aktivizohet me pikatore meqë është larg formës që pritej nga ai. Sadiku vuajti fillimisht një dëmtim në fazën përgatitore, pasi iu bashkua me vonesë klubit e kjo ndikoi më pas në formën e tij në ndeshje duke përfunduar shpesh në stolin e rezervave apo pa arritur të mbyllë një ndeshje nga fillimi deri në fund.

Në artikujt e mediave turke për pjesën e parë të sezonit, një nga arsyet pse Erzurumspor gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit, rreshtohet edhe dështimi deri tani i merkatos së verës ku Sadiku ishte një prej prurjeve kryesore. Një sinjal i qartë për futbollistin shqiptar se duhet të fillojë shpejt të lërë shenjë në këtë eksperiencë të re, pasi përndryshe do të jetë një dështim që do ta detyrojë të bëjë hap mbrapa në këtë moment të karrierës ë tij. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.