Uzina Mekanike e Gramshit ka pasur 5 ton municione dhe lëndë eksplozive, të paktën deri para një muaji.
Në një reagim në rrjetet sociale, gazetarja Anila Hoxha thotë se nuk është e vërtetë që Uzina nuk kishte aktivitet. Sipas një e-maili të dërguar një vit më parë, konfirmohej se në këtë uzinë po demontoheshin dhjetra-mijëra armë dhe municione, përfshi 5 ton lëndë plasëse
Për tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainas, gazetarja Hoxha thotë se kanë cënuar rëndë sigurinë kombëtare. Sipas saj, ata nuk janë thjesht “blogerë” me dronë dhe aparate fotografuese.
Reagimi i plotë:
Për shkak se po mbledh të dhëna për dokumentarin Exclusive, informacioni i saktë është se në Uzinën Mekanike të Gramshit ka armë që demontohen. Nuk është muze dhe PO është zonë ushtarake. Këta “ Blogeret” rusë që hyjnë e përleshen me ushtarët shqiptarë kurse bashkëpuntorët e tyre tentojnë të arratisen kur e kanë makinën me drone e aparate, pa egzagjerim kanë prekur sigurinë kombetare. Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe rusët kanë kohë qe kryejnë aktivitete spiunazhi këtu. Ti shohim faktet në sy edhe nëse “ blogerët” përdorin spray kimik.
Poshtë përgjigjja e Ministrisë së Mbrojtjes (e shkurtuar nga unë) për Uzinën e Mekanike të Gramshit , nisur me email një muaj më parë. Ministri i Mbrojtjes duhet të informohet më mirë për armët që gjenden në Uzina dhe JO, s’është e vërtetë qe aty s’ka aktivitet. E njëjta Ministri pranon demontimin në emailin e nisur dhe për gjendjen stok të armeve nën proces aty.

