Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Në vetëm 4 banesa ka prani uji”, Peleshi: 1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur. Rrugët në veri janë të kalueshme

13:07 / November 22, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një pasqyrim të plotë të situatës në qarqet ku ka probleme nga përmbytjet. Ai tha se ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje, dhe se aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. “Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm”.

Deklarata e plotë

Gjatë orëve të fundit kemi pasur një përmirësim të konsiderueshëm të situatës nga reshjet intensive që përfshinë vendin duke nisur nga data 20 Nëntor. Menjëherë pas marrjes së të dhënave mbi parashikimin e motit nga IGJEUM dhe Shërbimi Meterologjik Ushatrak, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka njoftuar pushtetin vendor, veçanërisht bashkitë më të rrezikuara nga reshjet e shiut që kanë qenë të një sasie të konsiderueshme. Në cilësinë e kreut të Komitetit të Mbrojtjes Civile thirra mbledhjen e Komitetit ku të ftuar ishin edhe kryetarët e bashkive, prefektët e zonave me risk, me të cilët rakorduam planin e masave për të përballuar pasojat.

Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:

570 Forca të Armatosura
495 Forca Zjarrfikëse
400 Forca nga Policia Shtetit
315 Forca Vullnetare

Ekipet e Shërbimit Mjekësor

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.

  • Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë
  • Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre. Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:
  • Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje
  • 1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur
     

Rrugët

Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve.
Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth. Në akset Kukës-Krumë, Kukës-Ura Zapodit, në aksin Kukës-Bushtricë. Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si: Lezhë-Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit-Lezhë. Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit. Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike. Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.
 
Niveli i lumenjeve

Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik.
Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike. Po monitorohet situata pa ndërprerje. Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale

Bashkitë

Të gjitha bashkitë kanë patur dhe kanë në dispozicion fondin e emergjencave prej 10 mln euro, i ndarë në proporcion me buxhetet e bashkive. Fond i cili është parashikuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas VKM 414 ky buxhet mund të përdoret për:

  1. Shërbime të ndërhyrjes së menjëhershme në shpëtimin e jetës së shtetasve, pronës private e publike.
  2. Akordimin e ndihmës financiare për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga përmbytjet, në aspektin ndërtimor dhe orendi shtëpiake.
  3. Marrjen e masave rehabilituese në objektet infrastrukturore që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve, pronat e tyre dhe mjedisin, të cilat ndikojnë në rikthimin e jetës normale për komunitetin e veprimtaritë e tij ekonomike.
  4. Shpenzime të kryera për blerje karburanti dhe pjesë ndërrimi për automjete dhe makineri, të cilat përdoren për përballimin e situatave emergjente.
  5. Mbulimin e shpenzimeve të tjera operative të kryera gjatë përballimit të ngjarjeve dhe situatave të emergjencës civile;
  6. Blerje materialesh të ndryshme, që i shërbejnë veprimtarisë së strukturave të emergjencës civile në nivel vendor.
  7. Mbajtjen në gatishmëri të infrastrukturës së ujitjes, të kullimit, të mbrojtjes nga përmbytja dhe digat e rezervuarëve në administrim të tyre

Ashtu siç kemi bërë gjatë këtyre tri ditëve, Forcat e Armatosura, ato Zjarrfikëse, Forcat e Policisë së Shtetit, ekipet e shërbimit mjekësor do të vijojnë të jenë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve për çdo nevojë. Përsërisim thirrjen drejtuar të gjithë banorëve të zonave të rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre edhe në orët në vijim, pasi sipas parashikimit të motit pritet një tjetër sasi e konsiderueshme reshjesh. Ju lutemi në çdo rast nevoje njoftoni pa vonesë autoritetet vendore.

niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026

Ndarja territoriale, a ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

16:22 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.