Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Në zgjedhje votoi 82% e Diasporës”! Treni bullgar në Elbasan? Celibashi kërkon hetim për denoncimin e PD

14:17 / May 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1747914197x22 maj ditar ora 12000cl 0001 frame 2730 396
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në një konferencë për shtyp të enjten, dha detaje për votën e diasporës. ”85 shtete të botës ishin pjesë. Procesi i përgatitjes së dokumentit zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë.

29 prilli ishte dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhës në Rusi. Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin e atyre që e kanë marrë, shkon gati në 97%”, tha Celibashi.

Sakaq, ai u pyet lidhur me denoncimin që u bë nga selia blu, ku kryedemokrati Sali Berisha paraqiti prova sipas tij që skema e manipulimit me vota, e ashtuquajtur “treni bullgar” është realizuar në Elbasan. Kryekomisioneri tha se KQZ nuk është në dijeni të kësaj shkelje, por bëri thirrje që denoncimi publik i PD të hetohet nga strukturat ligjzbatuese.

“Nuk kemi dijeni nuk na është bërë me dije, por mund të them pa hezitim që rasti do të duhet të hetohet dhe verifikohet nga organet e procedimit penal. Duhet patjetër për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht”, tha Celibashi.

Diaspora KQZ zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.