Ndonëse përpara se të merrte votëbesimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në parti, në fletën e votimit subjekti politik PSD njeh atë ende për kryetar.
Në fletën e votimit të miratuar sot nga KQZ, PSD është renditur me numrin 28, ndërsa përkrah është emri i kryetarit të saj që në këtë rast është ende Skënder Gjinushi.
Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe me gjasë edhe në të gjithë botën, qytetarët do të kenë mundësinë për të votuar për partinë e drejtuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave.