Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Negociata nga ndërkombëtarët për zgjedhjen e Presidentit? Ja si përgjigjet Gjiknuri

10:19 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjiknuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si pjesë e grupit të PS që do të bëjë përzgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, Damian Gjiknuri i cilësoi ultimatume thirrjet e opozitës për përfshirjen e ndërkombëtarëve në këtë proces.

“Negociatat me ultimatum nuk kanë funksionuar për PS edhe në situata më të rënda, apo që vihej në pikëpyetje stabiliteti i vendit, siç ishte bojkoti parlamentar. Ultimatumi është një metodë, diplomati megafoni që nuk e njohim dhe nga persona që nuk e dinë dhe nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë. Aty janë disa grupe parlamentare të riregjistruara, që iu është bërë thirrje për dialog për të përcaktuar një profil. Pse jo opozita do të ketë të drejtën e saj. Ne do i shohim me seriozitet propozimet e opozitës. Ultimatumi është metodë e stërprovuar që nuk ka dhënë rezultat. Presidentit nuk janë vënë me ultimatum, por me konsensus. Kushtetuta i ka dhënë zgjidhje, duke shmangur krizën. Kjo thirrja për ambasadore, ju e thatë dhe vetë se jeni skeptike, por për të folur shqip shqip nuk duhen të huaj. Për mua është propozim i pavend.”, tha ai.

Mes të tjerash Gjiknuri u ndal edhe te riorganizimet brenda PS-së, duke shtuar se një forcë që qëndron gjatë në pushtet ka nevojë që të rigjenerohet.

“Janë vendimmarrje që kanë të bëjmë me koordinimin elektoral dhe çështje politike në funksion të zgjedhjeve vendore. Shpresojmë që këtë herë të ketë garë dhe jo bojkot, dhe që PS t’i fitojë këto zgjedhje Kemi mundësi që të eksperimentojmë atë që ka dalë e suksesshme, bashkë drejtimi i organizatës, nga një grua dhe një burrë. U dha kjo mundësi që përmes akteve rregullore u dha mundësia. Riorganizimi ka qenë qëllim i PS. Një forcë që qëndron gjatë në pushtet, forca duhet të rigjenerohet nga brenda që të jetë kompetitive. Pavarësisht se si janë gjërat në kampin opozitar.”, shtoi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.