Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociata sekrete për t’i marrë Bashës deputetët? Flet Bardhi: Ja shqetësimi i tyre

22:38 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se ka bisedime të vazhdueshme me deputetët e grupit të Lulzim Bashës, për t’u bashkuar në PD-në zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha.

Komentet Bardhi i bëri në emisionin “Now”, ku tha se tani që çështja e vulës dhe flamurit të PD-së u zgjidh në mënyrë përfundimtare, nuk ka arsye që ata të mos bashkohen.

Bardhi tha se me këta deputetë kanë folur në mënyrë të vazhdueshme edhe para se Gjykata e Apelit të vendoste për vulën.

Ai shtoi se e rëndësishme është edhe bashkimi i anëtarësisë së Partisë Demokratike, pasi sipas tij, shumë prej tyre kanë më shumë kontribute sesa vetë deputetët.

“Personalisht kam në dorë për të mbledhur Grupin Parlamentar të PD. Duhet të mblidhet edhe Kryesia e Partisë, por edhe Këshilli Kombëtar, për të përcaktuar sesi asaj mase që kanë menduar ndryshe nga ne gjatë këtyre tre viteve, t’i respektohet kontributi në PD. Berisha ka pasur një qëndrim të lavdërueshëm e korrekt, që tregon projektin e tij për bashkimin e PD-së.

Flas për anëtarët e thjeshtë që kanë më shumë kontribut në PD sesa shumë deputetë. Nuk duhet të ndodhë kurrë që atyre t’u humbet ky kontribut. Nuk është përgjegjësi e tyre për të ardhur e për t’u ndier komodë në shtëpinë e tyre. Për deputetët unë nuk do i quaja negociata, ne kemi folur në mënyrë të vijueshme gjatë kësaj kohe, edhe para se të dilte vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën.

Unë kam ndier që ka një shqetësim edhe te secili prej këtyre kolegëve që të përçarë ne nuk shkojmë dot askund. Secili prej tyre do të duhet të flasë vetë. Qëndrimi i tyre ka qenë që ne jemi për bashkimin rreth vulës dhe logos së PD. Dhe tani sa kohë kjo çështje e flamurit të PD është zgjidhur në mënyrë përfundimtare, unë nuk shoh arsye për të mos ardhur”, tha Bardhi.

bardhi Deputetet Negociata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.