Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Negociatat/ Eurodeputetët japin lajmin e shumëpritur pro Shqipërisë

21:21 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PE i ka rekomanduar Këshillit, Komisionit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë që të çelin menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa për Kosovën rekomandon liberalizimin e vizave.

Në draftin që mban datën 7 shkurt, vetëm pak ditë pas vizitës së Presidentit të PE, David Sassoli në Tiranë, organi ligjvënës evropian ka sanksionuar frymën pro çeljes së negociatave me Shqipërinë.

Kapitujt ë duhet të çelen të parët dhe të mbyllen të fundit janë ato që kanë të bëjnë me drejtësinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, por pa lënë jashtë vëmendjes të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias, shkruan drafti.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një pikë e rëndësishme sipas ligjvënësve evropianë.

Në pikën S, ata parashtrojnë nxitjen për reformën  zgjedhore që të sigurohen zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparentë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Parlamentarët u sugjerojnë organeve të tjera që të shohin me kujdes pasojat negative që dha vendimi i mos çeljes së negociatave në 2019.

Çelja e negociatave me dy vendet, sipas tyre do të rikthente besueshmërinë e procesit. Sipas ligjvënësve duhet siguruar përpjekje që  në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kapërcehet polarizimi politik dhe bojkotet parlamentare të zgjatur dhe kjo duke forcuar mbikëqyrjen parlamentare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026

LDK tërhiqet nga marrëveshja, Abdixhiku: Le t’i mbajë të gjitha Vetëvendosje, do votojmë Presidentin konsensual

18:26 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.