Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Negociatat/ Ish-deputetja e LSI-së: I drejtuam kërkesë krerëve të BE të hapen deri në fund të vitit

17:41 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kerpaci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Floida Kërpaçi i është bashkuar kërkesës së IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimorr drejtuar liderëve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të këtij viti.

Ish-deputetja e LSI-së shprehet se në emër të forumit rinor të LSI ajo ka firmosur këtë kërkesë, pasi Integrimi Europian nuk është një slogan propagandistik, por qëndron në ADN e LSI, si një objektiv strategjik i patjetërsueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.

“Në emër të forumit rinor të LSI, sapo kam firmosur kërkesën e IUSY dhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor drejtuar liderëve të Bashkimit Europian, për të realizuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij viti. Integrimi Europian nuk është një slogan propagandistik, por qëndron në ADN e LSI, si një objektiv strategjik i patjetërsueshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Edhe në 19 Janar 2018, gjatë kohës së një klime politike tepër të polarizuar, kur përballja e opozitës me qeverinë ishtë e tejskajshme në kufijtë e absurdit, LSI do ti dërgonte letër kërkesë Komisionierit të Zgjerimit, z. Johannes Hahn, duke kërkuar hapjen sa më parë të negociatave të Shqipërisë me BE. Në një Europë tashmë të pasigurtë nga Lufta në Ukrainë dhe në dyert e BE-së, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë në kufijtë e një konflikti që mund të marrë përmasa të gjera! Shumë vite janë humbur në dështime të njëpasnjëshme, për shkak të krizave të lidershipit, në nivel lokal dhe atë europian. Është koha që veprime të vullnetit politik-burokratik europian, si liberalizimi i vizave për Kosovën, nisja e negociatave të anëtarësimit për vendet aspirante, e çdo akt tjetër që na mban të ndarë, të mos ngelen më peng i interesave të ditës. Le të shpresojmë se zëri i të rinjve do të rezonojë më tepër se mesazhet burokratike të qeverive dhe ëndrra e një Familje Europiane të bashkuar, të realizohet sa më pare”, shkruan ajo.

Florida Kërpaçi Integrimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.