Kryeministri Edi Rama me homologët nga Çekia dhe Maqedonia e veriut, dhe bashkë me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, dolën në një konferencë për shtyp, në kuadër të ditës historike të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën europiane. Po ashtu nuk nguroi të falenderonte Gjermaninë dhe Francën, për mbështetjen e tyre në këtë rrugë.
“Dua të falënderoj së pari Presidentin e Komisionit Evropian, znj. Ursula, e cila e di dhe e dinte sesi të bëhej një prani gjermano ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftojnë për vendet anëtarë dhe vendet aspiruese. Unë dua të falënderoj edhe znj. Angela Merkel e cila ka datëlindjen dhe doja t’i uroja gjithë të mira. Ne nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e Presidencës franceze dhe Presidentit të Francës. Ai shtroi rrugën për zhbllokimin e kësaj situatë absurde. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzoja dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit europian. Dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë këto 3 vitet e fundit, mes vështirësive të fundit. Këto situata të vështira në forcuan më shumë seç ishim”.