Kryeministri Edi Rama ka folur nga Ohri edhe për negociatat e anëtarësimit me BE-në të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Rama është shprehur pesimist dhe për samitin e qershorit ku pritet një sinjal pozitiv nga Komisioni Evropian për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me të dyja shtetet e Ballkanit.
Ai këshilloi politikanët dhe qyetarët e Maqedonisë së Veriut “të mos e marrin me kaq stres” se “nuk do ju marrin, ka mbarruar ajo punë”.
Deklarata:
Dy fjalë për BE dhe për këtë dasmën e radhës. Them dasmë se sa herë afrohet ky KE është njësoj sikur përgatitemi për dasmë.
Shqipëria nuk përgatitet më për atë dasmë, nëse do ndodhë do shkojmë me rroba të rastit, nuk do vishemi, zbukurohemi, nuk do porosisim orkestrën më të mirë as për banketin më të madh në pritje të krushqve, apo të na ngelet dhëndri në derë se
kur të ngelet dhëndri një zdap në derë se nusja nuk vjen, kjo është e më keq.
Ballkani i Hapur është burrë, Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne do ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt
Duke qenë burrë megjihë këto probleme e me histori, ke qenë atje, ke vrarë këtë, atje ke therur këtë, ke hedhur në erë këtë, është problem i madh.
Por ne kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do e ndërtojmë Evropën tonë këtu, do ndërtojmë sistemet e funksionimit të shtetit, ekonomisë e pastaj ku ata do duan ta bëjnë dasmën ne do jemi gati.
Ndaj i them miqve të Maqedonisë së Veriut mos e merrni me kaq stres se na futët dhe ne stresin, se herë vijmë këtu ju shohim të mërzitur që prapë nuk do ju marrë njeri.
Nuk do ju marrin ka mbaruar kjo punë
Ka dalë Bullgaria, Bullgaria është burrë për vete, se të ishte ndonjë femër e bukur si shumë të tjera hajde de, po dhe Bullgaria një burrë me probleme është, kështu që na ka dalë Bullgaria përpara.
Ne shqiptarët jemi në rregull, nëse do duan ta bëjnë dasmën këtu na kanë, gati jemi.
Kështu që i dashur Dhimitër të dashur miq të Maqedonisë së Veriut është koha ti jepni fund këtij stresi na u hapën s’na u hapën, na erdhën s’na erdhën na duan apo jo.
Rëndësi ka që ti bëjmë këtu gjërat e pastaj dhe Bullgaria kur të mërzitet me këtë kukullën do e hedhë, do gjejë kukullën tjetër e do hapen dhe negociatat.
E këtu kulmi është se bëhet fjalë për të hapur bisedën jo për të mbyllur bisedën. Bisedat do mbyllën kur kryeministri aktual të jetë gjysh duke shkruar kujtimet.
