Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nejmar u jep fund zërave: Largimi nga PSG as më shkon ndër mend

08:49 / December 10, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nejmar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi brazilian Nejmar ka qenë në epiqendër të zërave të merkatos në vitet e fundit në mënyrë të vazhdueshme, duke kërkuar edhe vetë që të largohej nga PSG. Por me sa duket gjithçka ka ndryshuar dhe ai nuk e mendon më një gjë të tillë, sidomos duke parë se Barcelona, destinacioni i tij i preferuar, është në një gjendje shumë të vështirë financiare e sportive.

Pas ndeshjes së sotme ndaj Bashakshehir, ku ai shënoi tre gola, vetë lojtari konfirmoi se nuk e mendonte largimin nga parisienët me të cilët në edicionin e kaluar shkoi në finalen e Ligës së Kampioneve e shpreson që të kthehet aty përsëri.

“Jam shumë i lumtur këtu në Paris. Jam shumë i lumtur në klub, me shokët e skuadrës. Ideja e largimit as që më shkon në mend. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, jam shumë i lumtur. Duhet të flasim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha lojtari pas duelit.

Ndërkohë, presidenti i PSG, Naser Al Khelaifi, deklaroi pas sfidës se kishte besim që si Nejmar, ashtu edhe Mbape, do të vazhdonin të qëndronin te parisienët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.