TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Goditi me grusht efektivin në Tiranë, pranga 22-vjeçarit, nën hetim vëllai i tij

17:50 / March 28, 2023

Tërheqjet e kandidatëve nga gara/ Agron Shehaj “shigjeton” Alibeajn

17:44 / March 28, 2023

Plani i Këlliçit për transport publik falas/ Meta: Përfitojnë direkt të gjithë qytetarët

17:28 / March 28, 2023

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Jay-Z shpallet edhe këtë vit reperi më i pasur

16:59 / March 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Nëna e 22 vjeçares keniane: Ja dy kolegët që dinë të vërtetën për vdekjen e Xhoit

22:05 / March 15, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zonja Abongo akuzon drejtpërdrejtë shtetasin Rodi Barçi, 32-vjeçarin që shërbente si shofer i kazinosë. Me të riun, vajza dyshohet se ka pasur një raport intim. Sipas nënës së saj, i riu i cili është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, e përndiqte vajzën. Mjaft i dyshimte duket edhe qëndrimi i shoqes së saj Emily, për të cilën nëna Ruth dyshon se fsheh diçka.

Emily Mutua, është vajza tjetër keniane e cila ka bërë kallëzimin e parë për shoqen e humbur. Por, ajo nuk ka njoftuar menjëherë policinë sapo ka vënë re një skenë të dyshimtë në rezidencë. Ajo ka ngrënë, ka fjetur, është zgjuar dhe pastaj është kujtuar të njoftoj eprorët e kompanisë ku punonte dhe policinë.

Vajzat kishin komunikuar përmes whats up deri mbrëmjen e 13 gushtit 2022, 13 orë përpara se Joice Ayoko të gjendej e sakatuar. Në mëngjes kur Emily hyn në dhomë, vëren gjëra të pazakonta. Krevati i Joyt që ishte ngjitur me të sajin ishte I rrëmujshëm, sikur dikush kishte luftuar aty.

Ushqimi i shpërndarë gjithandej. Nëse vajza ishte hedhur nga banesa për tu vetëvrarë, si ka mundësi që dritaret banesës ishin të gjitha të mbyllura.

“Kur ti qëndron me një shoqe, ti e mban fort. Si vjen në shtëpi në mëngjes, ato punonin bashkë, ndanin të njëjtën shtëpi, ti vjen në shtëpi, dera është e hapur, e gjen rrëmujë shtëpinë dhe ti bie për të fjetur pa u shqetësuar? Krevatet e tyre ishin ngjitur” u shpreh Ruth Agongo, mamaja e Xhoit.

Inside Story shkoi te Flouer Residence për të parë vendngjarjen dhe për të pasur komunikime të mundshme me administratorët aty apo fqinjët e lagjes.

Dera e rezidencës ishte hermetike. Qëndronte gjatë gjithë kohës e mbyllur. E pazakontë për një hotel, a hotel ku recepsioni është i hapur për të gjithë. Dera hapej sa herë kishte një bujtës që hynte apo dilte në rezidencë.

E pazakontë ishte edhe mungesa e një numri telefoni në internet. Nëse ti dëshiron të rezervosh një dhomë, mund ta bësh vetëm përmes faqes së rezidencës përmes e-mailit.

Madje pas ngjarjes, kompanitë si booking.com e kanë ndërprerë bashkëpunimin me këtë rezidencë. Po ashtu rezidenca kishte instaluar kamera, të cilat nuk ishin përpara dhe gjatë ndodhjes së krimit më 13 gusht 2022.

Një nga fqinjët, në të djathtë të vilës së pabanuar ku Xhoi u gjend pa ndjenja, u përgjigj se atë natë kishte dëgjuar sherr, por kaq. Ai tha se nuk donte të përzihej përderisa edhe policia nuk kishte mbërritur në kohë.

Fqinjët e tjerë nuk pranuan të prononcoheshin. Disa adoleshentë që dukeshin që ishin në dijeni thanë se vajza keniane ishte e dhunuar keq, gjysmë lakuriq dhe me tuta të shkurtra dhe kanatiere. Këto informacione, konfirmohen edhe nga ajo që kishte thënë shtetasja gjeorgjiane para oficerit të policisë gjyqësore.

Në vendngjarje gazetarët e ‘Top Story’ takuan një djalë rreth të 30-ave që pretendon se ka qenë i pari që ka dhënë ndihmën. Ai ka njoftuar ambulancën e cila sipas të riut ka mbërritur 20 minuta pasi është njoftuar. Kurse policia nuk mbërriti edhe për shumë kohë pasi ishte larguar ambulanca.

Në dosjen hetimore thuhej se në vendngjarje ishte gjetur një shishe alkooli dhe shiringë, prova që mund të mbështesnin pistën e vetëvrasjes. Por, çuditërisht, dëshmitari që mbërriti aty para policisë mohon ti ketë parë këto sende. I riu thotë se nuk kishte vënë re gjak, por vajza ishte e sakatuar dhe rënkonte.

joy keniane vDEKJA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Goditi me grusht efektivin në Tiranë, pranga 22-vjeçarit, nën hetim vëllai i tij

17:50 / March 28, 2023

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Iu bë atentat në lokalin e tij, Prokuroria kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin

16:16 / March 28, 2023

Ngacmoi seksualisht vajzën e miturën, arrestohet 53-vjeçari

16:06 / March 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 2023

Hiqej si dentist në Itali, policia italiane kap mat shqiptarin që mashtronte

16:56 / March 28, 2023

Kandidati i Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk regjistrohet dot në KQZ: Pata një arsye familjare!

16:49 / March 28, 2023

MAS shtyn provimin për kualifikimin e mësuesve, ja data e re

16:26 / March 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Goditi me grusht efektivin në Tiranë, pranga 22-vjeçarit, nën hetim vëllai i tij

17:50 / March 28, 2023

Tërheqjet e kandidatëve nga gara/ Agron Shehaj “shigjeton” Alibeajn

17:44 / March 28, 2023

Plani i Këlliçit për transport publik falas/ Meta: Përfitojnë direkt të gjithë qytetarët

17:28 / March 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.