Fitore Geci, nëna e 3-vjeçarit që u dhunua fizikisht nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë u shpreh e revoltuar se i biri ka probleme me zemrën, e sipas saj, edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.
“Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.
Pas pamjeve të rënda ku 3-vjeçari tërhiqet zvarrë, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavi.
Ministrja dënoi ashpër dhunën, teksa paralajmëroi se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.