Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëna e dy fëmijëve të miturve mbron burrin: Nuk i mori peng, Aleksi s’na dhunonte fizikisht. Unë sa erdha nga Italia

19:05 / May 15, 20243 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Capture 79
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bardha Marku, nëna e fëmijëve të mitur që u morën peng nga babai i tyre, Aleks Marku, shprehet se me 40-vjeçarin nuk kanë qenë të ndarë. Sipas saj burri nuk e ka dhunuar fizikisht, por vetëm psikologjikisht dhe shton se ai nuk i ka marrë peng fëmijët e tyre. Për dyshimet se Aleks Marku mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, Bardha thotë se ai nuk ka konsumuar drogë në prani të saj apo fëmijëve, por një gjë të tillë nuk e hedh poshtë duke thënë: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte.

”Unë e mora vesh se më ka marrë Policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, nga ora 2 dhe kam ikur nga familja e prindërve sepse thashë që po të vija unë, ai ishte në nerva me mua dhe do u nervozonte situata më shumë, të mos vija në rrezik fëmijët. Dhe kisha vendosur që të vija të nesërmen dhe t’i thoja që “Aleks a do të m’i sjellësh fëmijët vetë me komunikim të rregullt apo që të marrim policinë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • 1715777436 gfe
    Babai i mbajti peng për disa orë, fëmijët: Na tha po sulmohemi nga armiku. Nëna e tyre ishte në Itali
  • IMG 2510
    Mbajti peng dy fëmijët e “alarmoi” lagjen, Aleks Marku kishte konflikte me të shoqe
  • IMG 2507
    “I mora për t’i mbrojtur”, zbulohet çfarë tha pas arrestimit nga policia babai që mbante peng dy fëmijët e tij të mitur
  • IMG 2518
    “Rrihte gruan, fëmijët i mori me forcë nga Lezha”, çfarë tha Marku në polici

Në atë mëngjes më ka marrë policia dhe më ka thënë “hajde se janë fëmija tek komisariati i Durrësit”. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Unë kam qenë 1 javë në Itali me miratimin e Aleksit. Nuk kemi qenë të ndarë, konflikte të vogla po, por të ndarë jo. Në Itali kam shkuar se kam pasur të gjitha dokumentet e fëmijëve ngaqë i kam pasur fëmijët në Itali. Vaksinat m’u deshën tek shkolla e Durrësit sepse m’i kërkonin djalit të vogël. Tani do të kthehemi në Lezhë sepse kemi shtëpinë dhe do fus dhe fëmijët në shkollë në Lezhë”,-tha Bardha Marku.

Pyetje: Sa i dhunshëm ishte bashkëshorti juaj sepse ju keni bërë 2 denoncime në Lezhë?

Bardha Marku: Ato ishin ngaqë kohët e fundit pinte gjëra kështu dhe kishim frikë duke dëgjuar lajmet e kështu edhe nga frika kam ikur dhe kam bërë denoncimin se kam menduar se do të ndodhte ndonjë gjë. Vetëm na dhunonte psikologjikisht sepse fizikisht jo.

Pyetje: Si është gjendja e fëmijëve pas ngjarjes?

Bardha Marku: Mirë, kanë pushuar pak. Për të ngrënë kanë ngrënë e për momentin janë mirë. Po na ofrohet ndihmë edhe nga psikologë, janë qenë 2 sot.

Pyetje: Ju pse u larguat nga Italia?

Bardha Marku: Ne u larguam nga problemet sepse u bërë këtu, u bë dhe atje.

Pyetje: Dhe ju vendosët të jetonit në Durrës.

Bardha Marku: Po vendosëm të jetonim në Durrës dhe të bënim jetën normale. 2 javë e gjysëm nuk ka më që kemi ardhur në Durrës. Nuk ka konsumuar alkool dhe lëndë narkotike në sytë tanë.

Pyetje: Po natën e kaluar sepse policia dyshon që ka konsumuar lëndë narkotike në prani të fëmijëve?

Bardha Marku: Edhe mund ta ketë konsumuar sepse nervoz ishte.

Pyetje: Kur ju ishit në Itali, a komunikonit me fëmijët në telefon?

Bardha Marku: Shumë pak dhe fare, 2 ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe as nuk tregonte vendin ku është sepse kishte frikë.

Pyetje: Pse i mori peng fëmijët?

Bardha Marku: Jo, peng nuk i ka peng sepse fëmijëve ju ka bërë qefin, me dalë, me kështu. Nuk i ka marrë peng.

Aleks Marku Bardha Marku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

12 fëmijë të zhdukur që nga vititi 1991, shoqëria civile: Duhet sistemi “AMBER”

10:50 / May 24, 2025

‘Në cilin sup e mbështete kokën’, Zegjine Çaushi s’i ndahet Gazment Bardhit: Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë, ku je fshehur pas zgjedhjeve

10:21 / May 24, 2025

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana në qendër të vëmendjes globale

08:22 / May 24, 2025

Rama publikon intervistën me themeluesin e FII: Tirana në qendër të vëmendjes globale

08:20 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.