46-vjeçari i gjetur pa jetë këtë të shtunë në banesën e tij dyshohet se është vrarë nga persona të tjerë.
Atij i është konstatuar një plagë në kokë e cila po ekzaminohet në morgun e qytetit bregdetar.
Dyshimet janë që plaga në kokë të jetë shkaktuar nga një goditje me sëpatë.
Policia e Vlorës bën me dije se ka qenë nëna e viktimës e cila e ka gjetur të birin pa jetë.
Mësohet se tetë ditë më parë, ai ishte shpallur i humbur. Viktima, i identifikuar si Altin Alikaj, ishte shpallur i humbur nga kushëriri i tij në Policinë e Vlorës, që nga data 11 shkurt.
Banesa ku ai jetonte nuk ishte kontrolluar nga policia edhe pse ishte denoncuar i humbur prej 8 ditësh.
Viktima dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.
