Disa ditë më parë u dha lajmi se nëna e Rita Orës, Vera me profesion psikiatre, ka shkuar për të ndihmuar kolegët e saj në NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në Britani kundër luftës së koronavirusit.
Mirëpo nëna e Rita Orës ditën e djeshme ka bërë me dije se vajzat e saj gjithashtu dëshirojnë të bashkohen në betejën mbarëkombëtare për të mposhtur COVID-19 dhe janë regjistruar për të marrë pjesë vullnetarisht në NHS.
“Ajo dhe motra e saj e madhe Elena janë në mesin e 750,000 personave që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe parandaluar këtë virus. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që ofrojnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe bëjnë thirrje telefonike për anëtarët e komunitetit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuar,”- është shprehur Vera Ora, në një intervist për ‘Hello’.