Një adoleshent në Padova të Italisë ka denoncuar nënën e tij në polici, pasi kjo e fundit e goditi me shuplakë.
Mediat italiane shkruajnë se 16-vjeçari ishte përjashtuar nga shkolla, gjë që e ka acaruar nënën e tij, e cila pasi ka mësuar lajmin e ka goditur me shuplakë.
Me shenjën e shuplakës në faqe, i riu shkon në polici dhe thotë se dëshiron të denoncojë nënën e tij për keqtrajtim. Kjo është hera e dytë që 16-vjeçari pezullohet nga shkolla. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale, për vjedhje, shpërndarje droge dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
