Nga Osman Stafa
Kete te diele qe kaloi se bashku me disa miq, qe zakonisht udhetojme neper Shqiperi, vendosem te shkonim ne Shpellen e Pellumbasit dhe ne lumin Erzen. E teksa po shkonim fillimisht per tek lumi, perpara na del nje nene, qe dukej ne moshe, me nje shami te bardhe, e cila po ngjiste tatepjeten per tek shtepia e saj, qe ishte edhe dhjetra metra me lart. Ajo mezi ecte, e ne kurriz mbante nje thes dhe nje dru. Kishte shkuar ne kopshtin qe kishte ne aferi te lumit, dhe po shkonte ne shtepi. E ndjeje frymemarrjen me veshtiresi te nenes dhe lodhjen e saj. Dukej e vuajtur, rrudhat ne fytyre na jepnin te drejte te mendonim kete gje.
E nje pamje e tille, normalisht te bente te ndaloje dhe te
flisje me te.
Ajo ishte 75-vjece, kishte tre djem. Ajo jetonte me njerin prej tyre. E teksa e
pyetem, se pse duhejt ta bente kete veprim, qe ne kete moshe te mbante mbi
shpine dru, e te ngjiste maloren, qe na tregoi qe e bente shpesh, ajo na rrefeu
se jetonte me njerin nga djemte, se dy te tjeret nuk kujdeseshin per te prej
kohesh, edhe pse ishin ne nje gjendje me te mire ekonomike.
Djali me te cilin rrinte nena, nuk fliste, e po ashtu edhe nusja e tij. Ky ishte djali i cili kujdesej per nenen e tij, i cili nuk e kishte lene si vellezerit e tjere, por kujdesej per te. Nena e kishte humbur burrin 20 vite me pare dhe i kishte rritur femijet mes veshtiresish ekonomike, por ama kishte arritur t’i nxirrte ne jete. Sot as dy djemte, as nuset e tyre, nuk pyesnin me sesi eshte nena. Dhe nena kete e vuante, dhe nena per t’ju bere krah djalit qe e mbante, detyrohej te shkonte ne kopesht, ne are, te mbante dru mbi shpine, edhe pse ishte 75-vjece.
E teksa biseduam per disa minuta me te, ajo na tregoi rrugen qe duhej te ndiqnim per te shkuar tek lumi, e nuk harroi te na keshillonte: “Kini kujdes, mos u afroni shumw afer lumit, se mund te bini, se eshte vend i rrezikshem. Pastaj ecni deri ne nje fare vendi dhe ngjituni termo (lart, ne dialektin tironas. FIllimisht se kuptova, por miqte e mi, me treguan çfare do te thoshte. Ajo i referoje ngjitjes qe duhej te benim per tek shpella). E falenderuam dhe vazhduam rrugen.
Pasi disa oresh udhetim, arritem tek Shpella e Pellumbasit, qe e ka marre kete emer, prej pellumbave te eger, qe ka pasur kjo zone. Pasi kishim marre disa elektrike ne fshat, hyme ne shpelle. Ishte fantastike, e bukur dhe shume interesante. Per mua ishte e para eksperience e tille dhe me pelqeu shume.
Kur dolem, pame aty qe kishte ardhur nje burre, i cili ishte 55
vjec dhe quhej Ilmi. Ai po kulloste dhite. Ai nuk fliste! Komunikonte me
shenja, me kembe e me duar qe te tjeret ta kuptonin. I afrohemi bashke me miqte
e mi dhe perpiqemi te kuptojme prej tij. Ai quhej Ilmi, ishte tek 55-vjec,
kishte 3 femije, kishte nje grua qe po ashtu si ai nuk fliste, kishte nje nene
dhe kishte 5 dhi,e po ashtu 5 keca, te cilet nuk i merrte me vete, sepse ia
merrnin skifteret. Ai ishte djali i nenes qe kishim takuar me pare.
Ai na tregoi se per te eshte shume e veshtire, duhet te punoj shume, qe te
ushqej familjen e tij. Ai tregonte shume i lumtur dhe i qeshnin syte, teksa na thoshte
se 3 femijet e tij, nuk kane te njejtin problem sic e ka ai dhe bashkeshortja e
tij.
Dhe teka po fliste per veshtiresite qe kishte kaluar me beri pershtypje dicka prej tij. Menyren sesi ai shpjegoi sistemet politike ne Shqiperi.
Beri doren grusht, e vendosi ne koke, (sic benin partizanet, kur thoshin, vdekje fashizmit, liri e popullit), dhe pastaj beri nje tjeter shenje. Ngriti doren lart me dy gishta (simbol i demokracise), dhe pastaj beri shenjen e barazise me duar. Me pas njeren dore e ngrinte lart, tjetren e ulte poshte, pastaj dora qe ishte poshte, shkonte lart dhe ajo lart ulej poshte. E me pas, ai i largonte keto dy simbole nga vetja. E me pas rrihte shpatullat e tija. Ai po shpjegonte se partite politike ne Shqiperi vetem bejne rrotacione dhe se nuk jane per te. Per te, e vetmja gje qe mund ta mbante ishin shpatullat e tij.
E pershendetem kete njeri te mire dhe u larguam. Kur shuma ne fshat dhe u ulem ne nje restorant te zones, e pyeta per Ilmiun e per nene e tij. Me tha: “Po si nuk e njoh Ilmiun. Ilmiu ndihmon vizitoret qe vijne ketu ne mal. I ndihmon me femijet, me rrugen mos humbin, e per cdo gje qe kane nevoje. Dhe ata ne shenje mirenjohjeje i japin ndonje ushqim apo para te vogel. Por jane te varfer shume e jetojne ne nje shtepi qe mund t’i zeri nga momenti ne moment. Ajo nene vetem ate ka, kujdeset ai per te cilin duhej te kujdeseshin vellezerit e tij. Dhe per nenen gjate dites kujdeset nusja qe eshte si Ilmiu dhe jo nuset e tjera qe nuk kane asnje problem”.
Kjo eshte historia e Ilmiut, nenes se tij. Nje njeri qe te jepte vetem pozitivitet, qe perpiqej te te ndihmonte me ç’kishte, qe mezi merrte çfaredo qe t’i mundoheshe t’i jepje. Ai ishte profili i njeriut te thjeshte, te vuajtur, punetor dhe qe nuk justifikoje prej problemit qe kishte. Ai luftonte per jeten, socializohej me njerezit, edhe pse nuk fliste dot, dhe njerezit e kishin te veshtire te kuptonin, ai nuk lodhej, por ta shpjegonte prap. Ky eshte Ilmiu, njeriu hero i diteve te sotme dhe kjo eshte nena e Ilmit, nena heroine e diteve te sotme, qe edhe 75-vjece, nuk dorezohet, por punon qe djalit t’i behet krah.
Kjo eshte perditshmeria jashte Tiranes, kjo eshte jeta, keto jane sfidat e nenave heroina.
Zoti i bekofte keto nena!