Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nënkryetari i Dhomës së Noterëve sqaron deklaratat për Luiz Ejllin: Intervista nuk u transmetua e plotë

22:12 / January 23, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
luiz ejlli 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, ka bërë së fundmi një reagim publik në lidhje me emisionin që u transmetua në “Top Channel” për Luiz Ejllin, i cili bëri bujë madhe.

Në një shkrim në profilin e tij në rrjetet sociale ku ka sqaruar arsyen e vërtetë se pse iu hoq licensa e noterit Luizit. Ndër të tjera Laçej thekson se intervista ka qenë shumë më e gjatë nga sa u transmetua.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur fansa të Luizit… E ndjej të domosdoshme të bëj një sqarim. Qëllimi im në intervistën e dhënë ka qenë pozitiv. Të nxjerr në pah vlerat e Luizit dhe të sqaroj marredhëniet e tij me ushtrimin e profesionit të noterit. Në intervistën time kam theksuar se në momentin e ndarjes së licencave në Ministrinë e Drejtësisë kam dhënë disa porosi për të gjithë të licensuarit. Të gjithë i pritën mirë por ishte Luizi që më ndaloi dhe më përgëzoi e falenderoi për këshillat e dhëna dhe në sytë e këtij djaloshi unë pashë entuziazmin, pasionin e përgjegjësinë për detyrën e re që po merrte. Po ashtu kam theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës, Luizi si noter nuk ka pasur aspak probleme. Kam sqaruar se Luizit i është hequr licensa nga Ministria e Drejtësisë vetëm për faktin se per një periudhë të përsëritur 60 ditore nuk e ka mbajtur zyrën hapur, gjë e cila është në kundërshtim me nenin 63 të ligjit ” Për Noterinë”. Po ashtu kam theksuar se në komunitetin tonë ne kemi shquar Luizin si një djalë simpatik që ndjellte gëzim në çdo mjedis tonin. Intervista ime ishte e gjatë me pyetje përgjigje dhe nuk e kuptova përse ishte reduktuar ne 2 – 3 fjali dhe për më tepër në vazhdim të qëndrimit të intervistës së dhënë nga i intervistuari i mëparshëm. Është e drejtë e redaksisë së televizionit të reduktojë intervistën ashtu siç është e drejta ime ta paraqes atë ashtu siç e kam dhënë.

fatmir lecaj 2

Ka qenë pikërisht sëmundja e Luizit të cilën ia rrëfeu Kiarës brenda shtëpisë, çështja më e komentuar e “Big Brother Vip” këtë edicion. Tashmë të gjithë e dimë si rrodhën ngjarjet që pas prime-it të 10 janarit, ku produksioni i “BBV” arriti me disa analiza të kryera në më pak se një orë të nxirrte që Luizi gënjente.

Kjo histori u rikthyer sërish në vëmendje së fundmi. Në “Big Brother Fun Club”, ku dy noterët, Artan Treska, ish-kryetar i Dhomës së Noterëve të Tiranës dhe Fatmir Laçej, nënkryetar i Dhomës Kombëtare të Noterëve, kanë rrëfyer për këtë emision si dikur Luizit që punonte pranë Dhomës së Noterëve Tiranë, i është hequr licenca e noterit në vitin 2021.

Sipas tyre përmes një kërkese zyrtare, këngëtari rreth dy vite më parë ka kërkuar lekë nga Dhoma e noterisë dhe ka përfituar një fond prej 2 milion lekësh të vjetra.

Vlen të thuhet akoma që “e vërteta” absolute nuk dihet, pasi të vërtetën e produksionit vetë ata dhanë arsye për të mos e besuar, dhe publiku akoma dyshon se diçka ka në rrëfimin e Luizit. Ndonëse na duhet të presim përfundimin e eksperiencës së tij në “BBV” që ai mund të shprehet rreth kësaj çështje pa pengesa.

dhoma notereve fatmir lacej luiz ejlli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.