Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nënkryetari i Kuvendit shpërthen ndaj Kurtit: Ndoqi politikë të gabuar

22:39 / June 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enver hoxhaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj në lidhje me tensionet në kufi, ka deklaruar se pa dyshim burimi i dhunës në komunat në veri është Serbia dhe milicia fashiste e drejtuar nga Beogradi, por se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti që të dalë nga kjo situatë.
Ai ka shtuar se Kurti po ndjek një politikë të gabuar për zgjidhjen e kësaj situate duke ndihmuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në synimet e tij. Sipas Hoxhaj tashmë në dialogun në Bruksel nuk flitet më për marrëdhënie mes dy vendeve apo marrëveshje me qëllim njohjen e ndërsjelltë, por thjeshtë për menaxhimin e situatës në veri.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Çfarë e ka shkaktuar krizën?

Hoxhaj: Është një situatë komplekse. Fakti që ngjarjet ndodhin në territorin e Kosovës, mendoj që përgjegjësinë për të dalë nga situata e ka zoti Kurti. Burimi i dhunës është Serbia është projektim i politikës serbe. Nuk bëhet fjalë kush qeveris në ato katër komuna por kush i kontrollon ato komuna në veri. Beogradi ka ndjekur gjithmonë një politikë të ndarjes për këtë zonë. Nuk dimë cilat janë qëllimet e zotit Kurti për Veriun. Natyrisht milicia fashiste e ka burimin në Serbi, por a do Kosova të përmbyllë shtetndërtimin e të integrojë zonën?

Nuk shoh qëllime politike të qeverisë dhe Kurtit, veprimet e bëra gjatë vitit të kaluar e që po bëhen tani, më shumë i shërbejnë Serbisë se sa është fuqizim i shtetësisë së Kosovës.

Zoti Kurti ka ndjekur politikë ka gabuar, po ndjek edhe politikë të gabuar me aleatët tanë. Ai flet tërë kohës për sovranitet, por kjo ka të drejta e detyrime. Ne e dimë çdo Vuçiçi e Serbia, por Kosova duhej të koordinohej me partnerët të arrinte një marrëveshje për njohje të ndërsjelltë.

Kurti merrej me targa kur në media doli plani franko-gjerman. Ai krijoi një situatë politike që lejoi Vuçiçin të bindë ndërkombëtarët të heqin dorë nga qëllimi përfundimtar i njohjes së ndërsjelltë. Serbia po bën përpjekje që të mos ketë fare dialog.

Tani nuk flitet më për marrëdhënie të ndërsjellta por si të menaxhohet situata në veri. Serbia dëshiron të përmbushë ambiciet territoriale me Veriun, të tregojë se qeveria nuk e qeveris dot këtë zonë, që Kosova nuk është shembull i mirë i shtet ndërtimit dhe kur ka sinjale të luftës hibride Serbia ka përdorur metoda diplomatike si të na godasë diplomatikisht, ka përdorur presionin psikologjik, dhe nëse e nisim bisedën me sanksionet që mund të merren ndaj Kosovës, kjo është fitore e Vuçiçit.

albon kurti enver hoxhaj tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.