Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Nënkryetari i LDK: Pandemia po menaxhohet në panik, unë s’jam kryetar të numëroj kufoma

21:49 / July 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lutfi haziri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Hoti, duke thënë se pandemia po  menaxhohet në panik, në nivel vendi.

Në një prononcim për mediat, Haziri ka thënë se situata po rrëshqet në padëgjueshmëri qytetare.

“Situata po del në padëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet. Nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se unë si kryetar i Komunës nuk i ndahem qytetarëve të mi. Unë në ora 21:05 dalë e festoj në Gjilan ose marr pjesë në funerale sepse na kanë dhanë detyra pa kapacitete. Ne nuk jemi kryetarë me numëru kufoma, por me evitu kufoma”, ka thënë Haziri.

Ai ka dalë edhe kundër idesë që Kurban Bajrami të kremtohet përmes sistemit online.

“Ritualet fetare bëhen me motive dhe rregulla të caktume. Nuk bëhen me transmetim virtual. Duhet me gjetë mënyrën e me na i dhanë instruksionet qysh me kremtu sepse të premten është festa”, ka shtuar Haziri.

Ai ka kërkuar që të largohet ora policore për Gjilanin dhe të hapen cerdhet, shkollat e futbollit dhe bibliotekat, të cilat do të funksionojnë me rregulla strikte.

“Unë e di që ministri i Shëndetësisë shëndetin e qytetarit e ka prioritet, por janë edhe tre ministra që duhet të merren me probleme të tjera. Unë i bëj thirrje që të koordinohen dhe të mos na lënë problemet te dera”, ka theksuar nënkryetari i LDK’së.

Përndryshe, numri i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës të infektuar me COVID-19 brenda 4 muajve është 7.413, 4.027 janë shëruar, 3.201 raste janë aktive, derisa numri i viktimave ka shkuar në 185.

kufoma LDK lutfi haziri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.