Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënkryetarja e Bashkisë, Ruseti: Kukullat e PL-së bllokuan kantierin e rindërtimit në Kombinat

13:20 / January 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anisa Ruseti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti i është përgjigjur deklaratës së Partisë së Lirisë lidhur me familjet e prekura nga procesi i rindërtimit në Kombinat. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ruseti ka sqaruar se ishte pikërisht partia e Ilir Metës ajo që e bllokoi kantierin e rindërtimit dhe vonoi punimet në Kombinat, pasi hapën 22 padi në gjykatë, të cilat më pas i humbën.

Nënkryetarja Ruseti siguron se familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë e tyre në pallatet e reja.

“Sikur të mos mjaftonte bllokimi që kukullat e Ilir Metës i bënë kantierit të rindërtimit në Kombinat, duke hapur 22 padi, e duke i humbur të gjitha, tani kanë kurajo të kërkojnë llogari pse nuk u hap kantieri!? Fiks si Zhvejku kur thoshte: “Ç’më duhet mua çfarë them unë”! Familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë që ua bllokoi LSI-ja. Kurse LSI-PL do të mbetet në koshin e historisë”, shkruan ajo.

1/2 Sikur të mos mjaftonte bllokimi që kukullat e Ilir Metës i bënë kantierit të rindërtimit në Kombinat, duke hapur 22 padi, e duke i humbur të gjitha, tani kanë kurajo të kërkojnë llogari pse nuk u hap kantieri!?https://t.co/CQtFzeMD7K

— Anisa Ruseti (@AnisaRuseti) January 19, 2023

anisa ruseti Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.