Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nënkryetarja e LSI-së, Xhixho: Vendi ka nevojë për zgjidhje politike, me qeveri tranzitore

10:52 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erisaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza e mosbesimit të qytetarëve tek procesi i vetingut dhe jo vetëm, ka nevojë për një zgjidhje politike. Kështu është shprehur nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho, e ftuar këtë mëngjes në “KafeIN’.

“Zgjidhja politike zgjidhet nga palët ,që do të thotë që kushtet që ne kemi vendosur për të hyrë në zgjedhje janë pikërisht garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një qeverie tranzitore, e cila do të mund të kishte disa objektiva, ndër të cilat garantimi i zgjedhjeve, ecja përpara e proceseve integruese të vendit”, tha Xhixho.

Xhixho tha se në sondazhin e fundit që është bërë nga Komiteti i Helsinkit, i mbështetur nga fondacioni për shoqëri të hapur del që 63% e shqiptarëve nuk besojnë të procesi i Vettingut dhe se ky sistem do të pastrohet.

“Besueshmëria ka rënë sepse Vettingu është shumë i ngadaltë me standarde te dyfishta dhe hetimi i subjekteve nuk është kryer me te njëjtën metodologji gjithmonë, kjo e raportuar se fundmi nga Brukseli si shqetësim i Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit i cili ja ka përcjell dhe zyrave në Tiranë tashmë. Kemi parasysh që nga 800 prokurorë dhe gjyqtarë që janë në sistem vetëm 130 e kanë kryer deri më sot”, theksoi Xhixho.

Nënkryetarja e LSI-së, tha se vendi ndodhet në një “një krizë politike, institucionale, dhe një mosfunksionim i dy pushteteve”.

“Qoftë të pushtetit legjislativ i cili ka humbur tashmë pluralizmin politik dhe mbas vendimit të opozitës për djegien e mandateve kemi një Parlamenti ilegjitim i provuar tashmë nga përgjimi jo i rastësishëm por nga ai i Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Evidentohej qartë lidhja e krimit me blerjen e votës të zgjedhjeve te 2017. Gjë që çoi padyshim në një vendimmarrje shumë të fortë, ekstreme, të djegies së mandateve”, tha Xhixho.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.