Nënkryetarja e PS Orjola Pampuri ka ironizuar Sali Berishën që në arrest shtëpie çdo natë mban fjalim nga dritarja e apartamentit, ndërsa poshtë pallatit mblidhen militantët e fundit që i kanë mbetur Rithemelimit.
Referuar fjalimeve të Berishës që trumbetoi mbushjen e shesheve, thotë se ndryshimi nuk vjen duke u ngushtuar në një rrugicë, e aq më pak për një kauzë personale.
Lexo edhe :
Related Posts
“ Ajo pjesë e opozitës që shpresonte të bënte ndryshimin të mos ishte thjesht një rrugicë por sheshi i madh i shpresës të mbusheshin sheshe për kauzën e ndryshimit jo vetëm për një kauzë. Të gjitha trumbetimet nuk duhet të ngushtohen në një rrugicë, shpresa nuk vjen nga rrugica por duke u mbushur sheshet. Mendoj që duke parë Berishës si personazh i rëndësishëm i Pd nuk do të doja ta shikoja aty dhe e gjithë ajo të mos ishte një betejë për Berishën por për të gjithë hallet e shqiptarëve”, tha ajo.