Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja, Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Përgjithshëm bashkojnë forcat

12:00 / April 21, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1581
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paraditen e kësaj të marte, më 21 prill, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, për një punë “të koordinuar për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje, krimeve mjedisore, punës së paligjshme dhe shkeljeve në tregun e punës, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore, barnave dhe pajisjeve mjekësore“.

Përfaqësuesit e të dyja institucioneve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, ku vlerësuan se kjo marrëveshje përfaqëson një angazhim të përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për rritjen e besimit të publikut, nëpërmjet një bashkëpunimi më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm.

Marrëveshja sipas tyre, ka si qëllim vendosjen dhe zhvillimin e një bashkërendimi të qëndrueshëm, efektiv dhe të strukturuar mes palëve, në funksion të mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit në fushat e përgjegjësisë së secilit institucion.

Hita theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të mbështetur Inspektoratin, në nivel qendror dhe lokal, si dhe çdo institucion tjetër, me qëllim zbatimin e ligjit dhe rritjen e sigurisë së jetës për qytetarët.

Ndërkaq, Sula vuri theksin te rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në funksion të garantimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi, forcimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së interesit publik, si dhe parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit në fushat me interes të përbashkët.

Fokusi i kësaj marrëveshjeje do të jetë veçanërisht mbështetja e inspektimeve të strukturave të Inspektoratit të Përgjithshëm, inspektorateve qendrore dhe vendore, si dhe strukturave të tjera inspektuese, në sektorë me risk të lartë, si: ndërtimet pa leje, krimet mjedisore, siguria ushqimore, barnat dhe pajisjet mjekësore, puna e paligjshme dhe shkeljet në tregun e punës, duke garantuar ndërhyrje të koordinuar dhe efektive gjatë ushtrimit të detyrës, në rastet e rezistencës fizike, pengimit në kryerjen e detyrave apo për mbrojtjen e personelit, nga subjektet e proceduar të inspektimit apo individë të ndryshëm.

Gjithashtu, marrëveshja synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe unifikimit të praktikave të punës, si dhe informimin e publikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe respektimin e konfidencialitetit.

Sjellim ndërmend se Dashnor Sula u emërua në këtë detyrë më 6 shkurt, pasi mbeti jashtë parlamentit pas zgjedhje të 11 Majit të vitit 2025, ndërkohë që më parë ka qenë deputet i Partisë Demokratike. Pranimin e kësaj detyre, kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar “tradhti të lartë”.

Inspektoriati i përgjithshëm marrëveshja Nënshkruhet Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.