Shpërthimi i fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës pasditen e të premtes ka lënë 9 të vdekur.
Policia irlandeze raportoi se tri viktima u konfirmuan të premten, ndërsa sot u njoftuan humbjet e tjera.
Tetë persona janë dërguar në spital, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për gjetjen e trupave të tjerë.
Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.