Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Nëpunësi që është multimilioner”, ambasada e SHBA-së: Fytyra e propagandës së Kremlinit

10:00 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
307022778 451279427027220 8931443644354747746 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada Amerikane në Tiranë vijon që të demaskojë propagadën ruse. Këtë herë ka publikuar foton e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, të cilin e quan si “fytyra e propagandës së Kremlinit”. Po ashtu ambasada pohon edhe se ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese, kjo për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin që i është bërë disa kritikëve të Putinit.

“Fytyrat e Propagandës së Kremlinit. Dmitri Peskov ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020”, shkruan ambasada.

Teksa duke u ndalur tek lufta në Ukrainë, ambasada nënvizon edhe se Peskov vazhdimisht ka mohuar që Rusia të kishte ndonjë qëllim pushimit të fqinjit.

“Përpara se Putini të niste luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e saj. Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një lufte. Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”, thekson ambasada.

Dmitri Peskov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.