Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Nëse bëhesh pjesë e Listës së Zezë nuk ke çfarë do në politikë”, deputeti shqiptar: Lista do zgjerohet, do të shpallen të tjerë “non grata” nga Amerika

23:01 / December 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u shpreh sonte në emisionin Pressing në T7 se pret që edhe në Kosovë të ketë futje të personave në listën e zezë së SHBA-së. Ai ka komentuar futjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në atë listë duke thënë se do të ketë edhe të tjerë që do të futen në atë listë edhe nga Republika e Shqipërisë.

“Shiko ka pasur shumë zhurmë sa i përket SPAK-ut dhe arrestimit të udhëheqësve të shtetit shqiptar për korrupsion. Unë nuk mund them asgjë për zotin Berisha pasi nuk di. Ai ka qenë për 30 vjet një figurë qendrore në politikën shqiptare. Ashtu sikur Fatos Nano, Edi Rama dhe Ilir Meta. Unë besoj që në Shqipëri do të ketë edhe të tjerë që do të futen në listën e zezë të Departamentit të Shtetit. Mua nuk më takon të flas”, tha ai.

Ai thotë se personat që janë në pozita udhëheqëse në vende tjera, zakonisht futen në listë të zezë por nuk bëhet publike.

“Është një praktikë nga SHBA që kur një person është në pozitë udhëheqëse, futet në listë të zezë por nuk bëhet publike. Nuk besoj se ka lidhje me Kosovën. Nuk ka asnjë lidhje. Por zoti Berisha dhe ata e dinë pse. Unë nuk mund të flasë hiç, por edhe në Kosovë do të ketë listë të zezë të Amerikës”, shtoi Haliti.

Ai tregon se futja e disa ish-krerëve të UÇK-së në listë të zezë për përfshirje në luftën shqiptarëve për të drejtat e tyre në Maqedoninë e Veriut dallon nga futja në listë të zezë nga DASH tani.

“Dallon kjo futja në listë të zezë tani me atë të vitit 2001. Nuk i dimë arsyet pse disa krerë të UCK-së u futën në atë listë atëherë. Por tani dihet. Kush futet tani në listë të zezë të Amerikës, i bie që ka lidhje me korrupsion dhe krim. Unë mund të them se kur të fut në listë të zezë Amerika, nuk ke çfarë kërkon në politikë. Ai beson në vetvete. E ka dërguar në Francë padinë dhe ka të drejtë për vetvete që të luftojë nëse ai beson se është i pastër”, përfundoi Haliti. 

deputeti listes se zeze zgjerohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.