Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Nëse bie Trump, na pret ferri”, analisti i njohur shqiptar trondit me paralajmërimin e tij

11:15 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fa3cfe6d5190 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet në SHBA po shoqërohen me debate të shumta, ku nuk mungojnë as akuzat se Biden po manipulon votat.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti Altin Goxhaj, i cili ka dalë me një paralajmërimin të fortë, nëse Donald Trump humbet zgjedhjet në SHBA.

Postimi i plotë:

Kujtesë nga 30 shtatori.

Që t’ju rifreskojmë memorien po ripostojmë analizën time të 30 shtatorit, ku paralajmëroja se Trump mund të humbasë për shkak të manipulimeve elektorale nëpërmjet votës me postë!

Për të gjithë ata që s’dinë se ç’bëjnë, urojnë të mos përfundojnë në ferr bashkë me ne.

“Dje në debatin presidencial u konfirmua globalisht dhe në mënyrë shteruese që nëse President Donald J. Trump humb në 3 nëntor (për shkak të manipulimit të votave me postë) Njerëzimi humbet të vetmen pengesë përballë vendosjes së Diktaturës Globale të PLANdemisë të Elitave Perverse Globaliste!”

Të gjithë ata që sulmojnë Trump janë veç skllevër të verbërisë dhe padijes së tyre dhe mos e dhëntë Zoti të kenë rast të pendohen… sepse nëse Trump nuk fiton, do të pendohen të gjithë siç u penduan në Shqipëri me Rilindjen dhe nuk na dëgjonin ne në 2013 që Rilindja është Vdekje dhe me qindra mijë morën rrugët e mërgimit dhe milionat e mbetur po bëjnë gati valixhet.

Nëse bie Trump, ky Joe Maska i Establishmentit Gates, Bezos, Zuckerberg, Soros, Rockfeller, Rothchild, që të vetmin Program kanë mbylljen e Amerikës dhe mësimin e kinezçes, do të rrëzojë të vetmen kështjellë të lirisë që ka mbetur në botë pas rënies së Britanisë nën diktaturën e PLANdemisë njësoj si Kanadaja dhe Australia ku po ngrihen kampet e përqëndrimit (kapanone për izolimin dhe riedukimin kamboxhian të “teoricienëve të konspiracionit” sipas mësimeve të Pekinit).

E ardhmja e planifikuar e Njerëzimit nga Zotët e Joe Hidenit është Errësira e Re Mesjetare Orëelliane

Ndaj të gjtihë ata që sulmojnë dhe kërkojnë rënien e Trump dhe trumpizmit në Shqipëri dhe kudo në Planet janë varrmihësit e vetes dhe familjes së tyre, të ardhmes idiokratike të fëmijëve të tyre…

As Zoti s’do i falë pse s’ditën çfarë bënë! Dhe bashkë të gjithë do kemi plot kohë në Ferrin e ri Global të planifikuar me dekada për dekadat që vijnë”, shkruan Altin Goxhaj, i cili ka ngritur edhe një shtab të Donald Trump në Tiranë, ku po ndjek me disa mbështetës të trump, procesin e numërimit të votave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.