Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse doni të dukeni më të rinj duhet të hiqni dorë nga këto zakone…

19:37 / October 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Plakja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç gjenetikës, ka shumë faktorë që ndikojnë për t’ju treguar më të moshur se sa jeni në të vërtetë

Më poshtë do ju përcjellim 10 zakone të përditshme nga të cilat duhet të hiqni dorë për t’u dukur më të rinj. Pa pasur nevojë për botoks apo kirurgji kozmetike.

1.Mbani dietë me pak yndyrë

Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë ju privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës.

2. Pini me anë të një pipëze

Kur pini pije përmes një pipëze, ju i mblidhni buzët tuaja dhe kjo mund të shkaktojnë formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për pirjen e duhanit.Prandaj, provoni të pini direkt nga gota, dhe nëse jeni duhanpirës provoni më të mirën tuaj për ta lënë duhanin. Mund të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, por përfitimet nga lënia e duhanit janë të shumta.

3.Flini në një krah

Gjumi në një krah, me fytyrën e shtypur në jastëk, shkakton dhe rrit rrudhat në faqe dhe mjekër. Ekspertët thonë se të fjeturit e qetë në shpinë është pozicioni më i mirë për të fjetur dhe për të qëndruar i ri, i freskët dhe i pushuar.

4. Qëndrimi jo i mirë i trupit

Qëndrimi jo i duhur i trupit devijon shtyllën tuaj kurrizore dhe si rezultat muskujt dhe kockat tensionohen në mënyrë jonormale. Këto dëme rezultojnë në dhimbje e lodhje dhe shpesh mund të shkaktojnë deformim të përhershëm.

5. Përdorni krem kundër diellit vetëm në pushime

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për të mbrojtur veten nga efektet e ashpra të diellit është e rëndësishme të përdorni  krem mborojtës edhe kur është me re apo mot i ftohtë.

6. Përdorimi i tepërt i sistemit të ngrohjes

Përdorimi i tepërt i ngrohjes artificiale e bën ajrin e brendshëm shumë të thatë. Lëkura dhe flokët tuaj thahen gjithashtu, dhe si rezultat merrni më shumë rrudha. Mundohuni të mbani nivelin e nxehtësisë më të ulët në shtëpinë tuaj.

7. I thoni gjithmonë jo sheqerit

Ne të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshëm, por stresi është akoma më i dëmshëm. Prandaj, nganjëherë secili ka nevojë ti bëjë vetes një qejf dhe ti dorëzohet dëshirës për gjëra të ëmbla, nëse kjo e bën të ndihet më i lumtur.

8. Shikoni shumë TV

Një studim i ri ka  zbuluar se për çdo orë që kaloni duke parë televizion, jetëgjatësia juaj shkurtohet me 22 minuta. Ekspertët rekomandojnë që, pavarësisht nëse jeni në shtrat ose ulur në tryezën tuaj, të ngriheni çdo gjysmë ore për të ecur.

9. Mungesa e gjumit

Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Gjumi i pamjaftueshëm jo vetëm që rezulton të dukeni të  lodhur, por edhe shkurton jetën tuaj. Ekspertët këshillojnë të shkoni në shtrat më herët nëse ndjeni mungesë energjie, ngadalësi mendore ose shtim në peshë.

10. Stresi për shkak të mungesës së organizimit

Disa studime kanë treguar se stresi kronik shkakton dëmtime serioze të qelizave, të cilat mund të përshpejtojnë procesin e plakjes. Prandaj, harroni thënien “mund ta bëjë edhe nesër”, dhe përpiquni të bëni gjithçka në kohën e duhur që të mos stresoheni pastaj.

Mos harroni se kurrë nuk është vonë për të filluar, prandaj bëni këto ndryshime në stilin e jetës suaj tani, që të merrni rezultate më të mira e më të shpejta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet identiteti i viktimës që u hodh nga Ura në Klos, i dërgoi mesazh bashkëshortes para vendimit ekstrem

08:26 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.