TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023

Gazetarja zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

22:28 / December 6, 2023

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

22:21 / December 6, 2023

Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oxford-it

22:17 / December 6, 2023

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Nevadas në Las Vegas, raportohet për viktima

22:11 / December 6, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Lajmet e Fundit

“Nëse Greqia ka guximin, atëherë…”, paralajmërimi i Turqisë në kulmin e tensioneve

08:29 / September 9, 20202 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bisedimet midis zyrtarë të Turqisë dhe Greqisë në selinë e NATO-s, për të shmangur rritjen e tensioneve ushtarake në Mesdheun lindor, u shtynë deri të enjten, thanë burimet e ministrisë turke të Mbrojtjes.

Bisedimet për “çtensionimin ushtarak” të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar, synojnë të parandalojnë një përshkallëzim që vjen nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar midis anijeve luftarake greke dhe turke.

Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.

Ankaraja dhe Athina pretendojnë secila se zona është pjesë e shelfit të tyre kontinental.

Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi ishte shtyrë deri të enjten.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se ishte tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej për krijimin e një linje të posaçme komunikimi midis ushtarakëve të të dyja vendeve dhe për përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare.

“Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë … le të vijë e të ulet në tryezë”, tha zoti Çavusoglu në një konferencë shtypi në Ankara.

Athina thotë se për të hapur çdo diskutim kërkohet largimi i anijeve turke nga ujërat e diskutueshme. Një burim grek i tha agjencisë së lajmeve Reuters se prania e tyre po shkakton tensione dhe “përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë”.

Greqia kërkon dialog por jo “nën kërcënime, shantazhe dhe provokime”, tha Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou.

Greqia gjithashtu po i kërkon Bashkimit Evropian që t’i verë sanksione Turqisë. Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të premten se udhëheqësit e bllokut do të vendosin për një qasje të tipit “kulaçi dhe kërbaçi” ndaj Turqisë gjatë një takimi në datat 24-25 shtator.

Një zyrtar i NATO-s tha se bisedimet kanë filluar të “vendosin mekanizmat për një çtensionim ushtarak,” por nuk pranoi jepte hollësi. VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Kjo është fjala e vitit 2023, sipas Universitetit të Oxford-it

22:17 / December 6, 2023

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Nevadas në Las Vegas, raportohet për viktima

22:11 / December 6, 2023

Maqedonia e Veriut mbyll “screening” një javë pas Shqipërisë

21:49 / December 6, 2023

Sunak publikoi projektligjin për deportimin e refugjatëve, ministri britanik i Emigracionit jep dorëheqjen

21:44 / December 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Beleri rrezikon integrimin, Rama: Greqia e ka gabim, nuk tërhiqem

22:06 / December 6, 2023

Basha takon presidentin e Institutit Republikan: Korrupsioni, problem për vendin

21:20 / December 6, 2023

Interpoli lëshon urdhër-arresti për Milan Radoiçiç

21:10 / December 6, 2023

Po nëse do jepte “autorizim Kuvendi” do paraqitej Berisha në Gjykatë e Prokurori? Spartak Braho nxjerr dokumentet: Po në vitin 1998 pse nuk u paraqit?

20:40 / December 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Internet më të ngadaltë gjatë festave? Përgjegjëse janë dritat e Krishtlindjeve

22:33 / December 6, 2023

Gazetarja zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

22:28 / December 6, 2023

Importi i makinave koreane, rekord historik në Shqipëri

22:21 / December 6, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.