Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj tha se mësimi me turne do të riniste për të shmangur mbipopullimin e nxënësve në klasa, megjithatë tha se një vendim konkret do të merrej më 4 maj.
Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj është shprehur se nëse merret vendimi për të rihapur shkollat, në Tiranë do të rinisë mësimi me dy turne.
I ftuar në “Repolitix”, Veliaj tha se mësimi me turne do të riniste për të shmangur mbipopullimin e nxënësve në klasa, megjithatë tha se një vendim konkret do të merrej më 4 maj.
“Më datë 4 maj mund të kemi një vendim. Nëse shkollat do të hapen Tirana ka 300 institucione arsimore, ku do të bëhet dezinfektimi dhe mund të kemi dhe mësim me dy turne për të mos pasur mbipopullim të nxënësve. nëse vendoset për t’u hapur më 4 maj ne jemi gati”, tha Veliaj.
