Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nëse je mjeke, infermiere a farmaciste, fustanin e dasmës e merr falas nga “Geraldina”

23:12 / March 24, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
geraldina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania e njohur “Geraldina Sposa”, e cila është kujdesur për vite me radhë për ditën më të veçantë të njerëzve që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, ka ndërmarrë së fundmi një vendim sa të bukur edhe special.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, sipermarrësja e saj, Marcela Lati ka njoftuar se për vitin 2020, të gjitha ato vajza me profesion farmaciste, mjeke, infermiere që janë momentalisht duke punuar në sistemin shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, ‘Geraldina Sposa’ ka zgjedhur t’i thojë faleminderit në formën më të veçantë.

“Për të gjithë ato vajza farmaciste, mjeke, infermiere e punonjëse të Spitaleve (Infektivi, Trauma, Sanatoriumi), që po punojnë në sistemin tonë shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, që po luftojnë për të shpëtuar jetët e atyre që janë të infektuar me COVID-19, Geraldina Sposa (frymëzuar nga nisma e shtëpisë së modës spanjolle në veshjet e nusërisë PRONOVIAS) ka një mënyrë që t’ju thotë Faleminderit!

Nëse ke në plan të martohesh deri në fund të 2020-ës, Geraldina Sposa tregon mirënjohje duke të mundësuar pa asnjë kosto, qiranë e Fustanit tënd të nusërisë.

Si funksionon kjo?

Nëse jeni farmaciste, mjeke, infermere, apo asistente/punonjëse kontribuese në përballjen e kësaj krize dhe punoni në spital apo farmaci deri në fund të Qershorit 2020, mund të zgjidhni fustanin tuaj të nusërisë në koleksionin e “Dashurisë” së Geraldina Sposa. Ky koleksion është selektuar tashmë dhe përbëhet nga veshje nuserie të firmës spanjolle Pronovias, që gjendet në dyqanin e Geraldina Sposa në Tiranë.

Sapo kjo periudhë e vështirë të kalojë, na shkruani dhe ne do t’ju kontaktojmë për të mundësuar një takim.

Cfarë ju duhet për të marrë pjesë?

Ju duhet një kopje e kontratës suaj të punës, e cila vërteton që ju jeni punonjëse e Spitaleve të mësipërme, shoqeruar me një vërtetim nga puna, që e keni ushtruar këtë profesion gjatë periudhes mars-qershor 2020.

Duke ju falenderuar nga zemra që në këto momente të vështira jeni duke sakrifikuar për ta bërë të sigurt jetën tonë, urojmë t’ju takojmë sa më shpejt në sallonin tonë.

#eBardhaeJetes #geraldinasposa”, ka shkruar Lati në postimin e fundit në rrjetet sociale, duke i informuar deri në detaje të gjithë ndjekësit rreth këtij vendimi, i cili është komplimentuar menjëherë nga të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

Me siguri ky vendim i ndërmarrë nga ‘Geraldina Sposa’ për të falenderuar të gjithë ata që janë në front të parë me ‘Covid-19’, do të shërbejë si një mesazh i fuqishëm se doktorët, infermierët dhe farmacistët duhen duartrokitur fort për punën e tyre në këto ditë të vështira.

gerald

falas Fustanin geraldina infermiereve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.