Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse keni këto shenja, atëherë vuani nga mungesa e kalciumit

18:42 / January 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kalcium
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë e dimë se kalciumi është thelbësor për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, por a e dini se ai është po aq vital për të rriturit ashtu siç është për fëmijët? Kalciumi është thelbësor për energjinë, funksionimin e muskujve dhe koagulimin normal të gjakut, pavarësisht nga mosha juaj.

Sa kalcium na nevojitet çdo ditë?

Fëmijët 1-3 vjeç – 350 mg kalcium.

Fëmijët 4-6 vjeç – 450 mg kalcium.

Fëmijët 7-10 vjeç – 550 mg kalcium.

11-18 vjeç – 100mg për djemtë dhe 800 mg për vajzat.

Të rriturit (19-64 vjeç) – 700 mg kalcium.

Shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës

Nuk mund të zgjoheni? Kjo mund të jetë një shenjë treguese se ju nevojitet më shumë kalcium. Kalciumi ndihmon në çlirimin e energjisë nga ushqimi juaj, kështu që nëse nuk konsumoni sa duhet mund të ndiheni më të lodhur sezakonisht.

Sforcoheni për të qëndruar në formë

Nëse nuk konsumoni kalcium të mjaftueshëm për të rregulluar kontraktimet e muskujve, fitimi i duhur mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Ju del gjak lehtësisht

Kur lëndoheni, trombocitet ngjitëse në gjakun tuaj formojnë mpiksje për të ndaluar rrjedhjen e gjakut. Nëse për ju është shumë e vështirë të frenoni rrjedhjen e gjakut, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së kalciumit.

     4.Ju thyhen lehtësisht kockat

Humbja e densitetit të kockave është një pjesë e natyrshme e procesit të plakjes, sepse humbim kalciumin në një shkallë më të shpejtë se sa e ruajmë. Mbroni veten nga problemet e ardhshme duke i mbajtur nivelet e kalciumit sa më të larta.

Burimet më të mira të kalciumit

Për të siguruar sasinë e nevojshme të përditshme të kalciumit, hani një dietë të pasur me ushqimet e mëposhtme:

Qumësht, djathë dhe produktet e tjera të qumështit;

Sardele dhe lloje të tjera peshqish;

Perimet me gjethe jeshile;

Produkte soje;

Drithëra.

A duhet të merrni një shtesë kalciumi?

Ne duhet të jemi në gjendje të marrim të gjithë kalciumin që na nevojitet nga një dietë e ekuilibruar e shëndetshme. Nëse jeni të shqetësuar që nuk jeni duke marrë mjaft minerale nga ushqimi, konsultohuni me mjekun para se të merrni një shtojcë. Disa hulumtime tregojnë se shtesat e kalciumit mund të lidhen me dhimbjen e barkut dhe gurët në veshka, dhe mund të ndërhyjnë në aftësinë vepruese të medikamenteve të tjera.

Kalcium
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.