Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Nëse PD shkon pas Berishës, deri në fund do të zhduket

19:43 / May 30, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak ngjela scaled 1 2048x1260 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Spartak Ngjela

E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj – kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe ajo ka hyrë në një krizë të lidershipit të saj; të cilën e njeh shumë mirë studimi teorik i demokracisë perëndimore. Partia Demokratike nuk ka një lider drejtues të saj, sepse kryetari i vet aktual, Sali Berisha; është i papranueshëm për politikën amerikane dhe evropiane: ai është person nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Dhe këtu, politikisht, merr fund gjithçka. Saliu po duket se qëndron me shpresën e gënjeshtrës që i thurin me rend të studiuar qarqe të ndryshme politike afër tij. Por duhet që gjithkush ta kuptojë se, një gjyq me akuzë penale në SPAK, është e pamundur të fitohet.

Na duhet të theksojmë si fakt se SPAK- u deri tani nuk ka filluar asnjë çështje penale; nese ai nuk ka pasur një akuzë të plotësuar juridikisht saktë, me anë të provave që i qëndrojnë të vërtetës. Por ndërkohë. Na duhet të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet në Partinë Demokratike; sepse dobësimi i saj e ka dëmtuar shumë demokracinë në Shqipëri.

Në historinë e demokracisë perëndimore, të gjitha partitë, të cilat nuk kanë respektuar vullnetin që u ka treguar elektorati i tyre në një betejën politike që kanë humbur – kanë shkuar drejt shpërbërjes së tyre të plotë. Dhe duhet theksuar se këto parti i ka çuar drejt kësaj rruge pushteti absolut i një lideri që ka qenë i mbërthyer në absolutizmin e tij irracional ose dhe absurd. Por ka edhe një rregull të brendshëm në demokracinë perëndimore që thotë se: kur një parti që ka pretenduar të fitojë zgjedhjet dhe i ka humbur thellë ato; por më pas ka ndërruar lidershipin e partisë me një kryetar të ri dhe me një grup politikanësh elokuentë dhe me karizëm; është kthyer në pushtet edhe pas 15 ose 20 vitesh, e larguar prej tij.

Ja, kjo është e vërteta e politikës moderne që quhet me një koncept: Demokraci. Atëhere? Nese e pranon dhe e zbaton edhe Partia Demokratike këte skemë, edhe politika shqiptare, në funksion të pushtetit politik, merr një ngjyrim të ri në konceptimin dhe në qeverisjen e vendit. Por, të gjitha ato parti në Perëndim, të cilat gjatë demokracisë kanë qenë të pushtuara nga autoriteti arbitrar i një lideri absolut; por të papranueshëm për opinionin publik; e ardhmja e afërt këto parti politike i ka kaluar në shpërbërje.

Kjo ndodh sepse humbja e humbjes në vijim në zgjedhjet parlamentare, e sjell një parti politike në stadin që ajo të ketë nevojë të domosdoshme të rikrijojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, lidershipin e ri politik të saj. Kjo tashmë është aksiomë e filozofisë së politikës moderne në të gjithë demokracinë perëndimore. Dhe kjo duhet të funksionojë edhe në Shqipëri, sepse ky është parimi i një doktrine polotike të provuar tashmë nga demokracia evropiane, shpesh e më shpesh, në historinë e demokracisë.

Berisha PD spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Ja të gjithë fituesit

08:57 / July 16, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.