Teksa Partia Socialiste ka nisur të mbledhë firmat për shkarkimin që ka paralajmëruar të presidentit Ilir Meta, deputeti i opozitës Lefter Maliqi u bën thirrje kolegëve të mos bëhen pjes e kësaj. “Kalorësi i rilindjes ti vërë fre kalit se po e çon në humnerë”, shkruan Maliqi. Ai e quan çmendurinë e radhës këtë lëvizje të Ramës, ndërsa thotë se Meta shmangu përplasjen civile.
“I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re,nëse sjeni kukulla të Edi Ramës,largohuni cdo pazari politik qe mund te bejë me ju për cmëndurin e tij të radhes për Shkarkimin e Presidentit.Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë. Kalorësi spo i sherben as socialistëve as shqiptarëve,arroganca,ironia,hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandjen humbjen e sigurt.Presidenti tregoj qe eshte burre shteti pasi shmangu perplasjen civile dhe kthimin e vendit në Diktature”, thotë ai.