Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëse vuani nga koliti, duhet të bëni kujdes nga këto ushqime

16:54 / January 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
koliti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koliti, ose  inflamacioni i zorrës së trashë është një nga patologjitë që haset më shpesh në Shqipëri.

Të dhënat tregojnë se një e treta e shqiptarëve vuajnë nga kjo sëmundje por shumë pak prej tyre e kurojnë atë në kohë.

Ai trajtohet me mediakemente të shumta që kanë për qëllim të luftojnë inflamacionin si dhe steroid.

Në rast se medikamentet nuk funksionojnë, mjekët rekomandojnë ndërhyrje kirurgjikale për zgjidhjen e problemit.

Megjithatë, ka disa kura dhe trajtime natyrale të cilat zbusin simptomat e kolitit.

Studimet kanë treguar se duke nisur nga ndryshimet në stilin e jetesës e deri tek mjekësia popullore janë efikase kundër inflamacionit të zorrës së trashë.

Ushqimet që duhen shmangur

Ekspertët thonë se ushqyerja është thelbësore për njerëzit që vuajnë nga koliti.

Ata duhet të shmangin ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit, kafeinën, ushqimet e pasura me fibër, alkolin, frutat e thata, mishrat e përpunuar, arrorët dhe farat si dhe sheqerin.

Aktiviteti Fizik

Koliti është një problem që ndikon edhe tek dendësia kockore, dobësimi i imunitetit, stresi dhe mbipesha.

Ekspertët sugjerojnë një aktivitet fizik të intensitetit mesatar siç është noti për 3 deri në 4 ditë në javë.

Joga është një tjetër aktivitet që qetëson sistemin tretës dhe e furnizon atë me oksigjen.

Më pak stres

Stresi luan një rol kryesor në sëmundjet inflamatore.

Ai mund të luftohet falë meditimit, frymëmarrjes së thellë dhe qetësimit të muskujve.

Këto teknika përmirësojnë edhe rrahjet e zemrës, tensionin e gjakut, frymëmarrjen dhe tretjen.

Acidet yndyrore omega-3

Acidet yndyrore omega-3 janë të shëndetshme sepse luftojnë thellësisht inflamacionin.

Ushqimet e pasura me këto acide yndyrore dhe suplementët e tyre janë shumë premtuese kundër kolitit.

Një nga ushqimet më të pasura me omega-3 është salmoni.

Ushqimet më të mira kundër kolitit

Ekspertët paralajmërojnë se ushqimet si : pureja e mollës, avokado, kungulli i verdhë, kosi, tërshëra dhe vezët janë shumë të mira për shëndetin e një personi që vuan nga koliti./AgroWeb.org

koliti tirananews.al ushqime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.