Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të korrte fitore të thellë duke siguruar për herë të parë 80 mandate. Një rezultat edhe më i thellë se ai i 2021, kur PS fitoi me 74 mandate.
Pra, sipas rezultateve të sondazhit në Report Tv, PS do rritej në zgjedhjet parlamentare me 6 deputetë më shumë.
Partia Demokratike zbret në 46 mandate, krahasuar me 59 mandatet e siguruara në 2021, duke humbur kështu 13 deputetë.
Vihet re një rritje e partive të reja në 12 mandate, ndërsa partitë e tjera të vjetra zbresin në 2 mandate krahasuar me 7 që kishin në 2021.