Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nesër ditë vendimtare për ish-kryeministrin, Dash Shehi thumbon Berishën: S’është fundi i botës

22:15 / December 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dash shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e nesërme do të jetë vendimtare për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha ku Gjykata do të marrë vendim nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për të ndryshuar masën e sigurisë në arrest shtëpie.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në një program televiziv u pyet për atë që do ndodhë më pas. Ai u shpreh se se Berisha nuk është problemi i opozitës.

“Arrestim nuk ka këtu. Edhe arrest shtëpie them që nuk ka për të ndodhur. Së pari do të uroja që Berisha të shkojë të paraqitet si të gjithë qytetarët e tjerë. Të kthehet në një histori normale. Normale nuk është por që kanë ndodhur në politikën shqiptare. Nuk po ndodh hataja, fundi i botës. Opozita shqiptare me Berishë pa Berishë do ta bëjë punën e vet.

Berisha nuk e ka statusin moral dhe polsitik për të drejtuar. Thonë ka 500 mijë vota. Por nuk i ka të gjitha Berisha, por janë ata që nuk duan Edi Ramën. Ne na duhet një zgjidhje tjetër. Opozita nuk mund të jetojë me lavdinë e shkuar dhe anti-komunizmin bosh. Prandaj nuk do ta dramatizoja këtë që po ndodh. Uroj mos të përfundojë me arrestime dhe këto”, tha ai.

Por a ndërpritet nesër karriera politike e Berishës nëse ndaj tij caktohet masë sigurie arrest shtëpie?

“Berisha aty do jetë përsëri nëse nuk ka dëshirë me u largu vetë. Unë gjykoj se çfarë është në favor të Berishës. Secili mban kryqin e vetë në historinë personale. Ne do vijmë pas një viti e gjysmë kemi zgjedhje. Kemi humbur dy vite e gjysmë me këtë histori boshe. Unë e kam fjalën nëse do gjejmë shteg tjetër. S’mund të jetojmë gjithnjë me këtë ide që ai ka bërë këtë e atë”, u shpreh Shehi.

arrestimi Berisha Dash Shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Projektligji i ri: Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vetëm me autorizim të Gjykatës Kushtetuese

17:10 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.