Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër Fitër Bajrami, kreu i KMSH-së: Festë që kurorëzon sakrificën e muajit të Ramazanit

09:30 / April 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
292899762 427500792724165 8649128279555532774 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me rastin e Fitër Bajramit që është ditën e nesërme, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, shprehet ai. Spahiu thotë se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jenë shembull i angazhimit të besimtarëve myslimanë.

“Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi për herë pranë të varfërve dhe të angazhohemi për ditë për një shoqëri të drejtë e solidare”, shprehet Spahiu.

“I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë. Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë! Shëndet e mirësi për çdo familje shqiptare”, përfundon urimi i Spahiut.

Fiter Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve. Pas faljes së mëngjesit dita vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit.

Bujar Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.