Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Nesër Itali-Turqi/ Gynesh i ka idetë e qarta: Duam të fitojmë me Italinë dhe shpresoj t’i takojmë në finale

23:03 / June 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gynesh1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja e hapjes e Kampionatit Europian do të shohë Turqinë teksa sfidon Italinë pikërisht në Romë, duke mos qenë absolutisht favorite për fitoren përballë vendasve. Por trajneri Senjol Gynesh uron që skuadra e tij të dijë të bëjë më të mirën për të marrë një fitore ndaj italianëve, të cilët shpreson që t’i takojë përsëri në këtë turne, në finalen e madhe.

“Nuk jemi favoritët në këtë grup, por do të dëshiroja që të zhvilloja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Rrugëtimi ynë nis nga ajo gjysmëfinale e Botërorit në vitin 2002. Tani do të ishte diçka e bukur sikur të luanim finalen ndaj tyre. Të gjithë dëshirojnë të fitojnë, edhe ne. Të fitosh është diçka dhe të humbasësh është diçka tjetër, por jam i sigurt se do të mësojmë shumë në këtë turne. I kemi të gjithë lojtarët të gatshëm.

Do të jetë një ndeshje e komplikuar, njohim forcën e kundërshtarit por edhe pikat e tij të dobëta. Sheh individët e tyre dhe e di që luajnë të gjithë në Serinë A, dy te Çelsi e një te PSG. Jemi të ndërgjegjshëm për klasin dhe traditën e Italisë që kualifikohet thuajse në të gjithë turnetë. Kanë kulturë të madhe futbollsitike. Nga pikëpamja teknike, taktike e fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar.

Kemi ndeshjen e parë nesër dhe pavarësisht rezultatit, prioriteti do të jetë gjithmonë loja, ndoshta edhe më shumë se sa rezultati. Uroj të jetë një ndeshje e bukur, mes dy skuadrash të forta dhe që në fund të fitojë Turqia”, ishin fjalët e strategut turk.

finale Gynesh itali-turqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.